U konsiderua si një “bombë” në mer katon e verës te Vllaznia, por befas një nga fantazistët më të mirë të kampionatit malazez në vitet e fundit, u kthye në një lojtar stoli te shkodranët. Kristjan Vulaj nuk luan me fanellën kuqeblu në kampionat që prej humbjes 1-2 në Shkodër ndaj Partizanit, më 7 tetor 2022.
Trajneri Mirel Josa nuk e ka preferuar asnjëherë si titullar në kampionat dhe në pesë takime të luajtura nga 15 javë në total, ka qenë në fushë si zëvendësues vetëm 109 minuta. Por çfarë ka ndodhur me Vulajn dhe pse ai është harruar prej kohësh nga Josa?
Fantazisti 24-vjeçar foli dje ekskluzivisht për “Panorama Sport”, duke reaguar për herë të parë për situatën ku ndodhet. Largimi në janar duket i pashmangshëm, por në mes është kontrata, e cila u firmos për tri vite nga lojtari i lindur në Tuz.
Kristjan, erdhët me shumë bujë te Vllaznia në verë, por pas 15 javësh kampionat, rezulton se keni luajtur vetëm në pesë ndeshje dhe asnjëherë si titullar. Jeni i zhgënjyer për këtë?
Po, e vërteta është që erdha me bujë në Shkodër, dhe klubi bashkë me tifozët, prisnin shumë prej meje. Në të njëjtën kohë unë isha shumë i motivuar për këtë eksperiencë te Vllaznia. Mirëpo, të them të drejtën nuk e prisja aspak të ishte kjo situatë. Pra, që gjithçka do të zhvillohej në këtë mënyrë dhe unë të mos aktivizohesha. Mirëpo, ndodhi ajo që ndodhi dhe tashmë nuk mund të kthehemi më pas.
Ju nuk po luani prej më shumë se dy muajsh qoftë edhe një minutë, a keni biseduar me trajnerin apo drejtuesit për këtë situatë?
Shikoni, unë kam ardhur në Shkodër për të luajtur dhe të jem titullar, për të ndihmuar sa më shumë ekipin. Të jem i sinqertë, që në fillim të kampionatit, ndjesia ishte si të isha në shtëpinë time. Mirëpo, mesa duket nuk jam përshtatur me skemat e trajnerit dhe prandaj nuk fitova minuta…
Trajneri Josa kur eshte pyetur per mosaktivizimin tuaj ka thene se nuk ka ndermend te ndryshoje skemen per Vulajn.Ju vete e ndieni veten titullar ne kete skuader?
Vllaznia eshte nje ekip shume i mire dhe gjithesecili futbollist mundohet te fitoje vendin e titullarit per te luajtur dhe per te pasur vazhdimesi. Normalisht qe edhe une vete mendoj qe duhet te luaje, por ne fund te fundit eshte trajneri ai qe vendos per formacionin. Une jam profesionist dhe nuk me mbetet gje tjeter veçse te vazhdoj te stervitem dhe te pres shansin tim.
– Çfare do te beni ne janar, do te largoheni apo do te vazhdoni te respektoni kontraten me Vllaznine?
Duhet te flas me klubin dhe sebashku te shohim se çfare eshte me e mira per te dy palet. Nuk e di se çfare do te ndodhe ne janar.