Vllaznia aktuale mund të ketë shumë probleme ngaqë ka ardhur deri në këtë pikë ku ndodhet sot.
Dakord, mungesa e një presidenti apo dhe gjëra të tjera mund ta kenë çuar situatën deri në këtë pikë.
Por në fakt, një problem padyshim është edhe mungesa e përgjegjësisë nga futbollistët që janë duke veshur sot fanellën e kësaj skuadre 99 vjeçare.
Një gjë të tillë e evidenton pikërisht një nga emrat më të shquar të kësaj skuadre, Lulëzim Bershëni.
Ish- mesfushori i njohur përmes një statusi të publikuar sot, shkruan:
“Unë si Lulëzim Bërsheni përveç shumë gjërave që duhen me ndryshu te ekipi i Vllaznisë, duhet futbollistave që vijnë me luajt me Vllazninë para se me veshë fanellën kuq e blu, duhet me i vu me pa një film dokumentar me historinë e Vllaznisë e mandej me i vu me firmos.
Kështu e bëjnë shumë ekipe në botë, edhe Barcelona. Sepse, futbollistët kur nuk dinë historinë, vijnë sa me marrë ato lekë e ikun. E them prej eksperiencës time e prej shumë muhabetesh me futbollista.
Për mendimin tim, kjo ëshë ma kryesorja sepse futbollistit sa lekë t’i japësh, kurrë nuk është i kënaqun e don ma shumë. Dashnija për fanellën e bën me dhanë në lojë 100 % të forcave të tij”.
© shkodrasport.com