Arabia Saudite u mposht me rezultatin 5-0 nga Rusia në ndeshjen hapëse të Kupës së Botës.
Kjo humbje ka irrituar jashtë mase Presidentin e Federatës së Futbollit, Adel Ezat, i cili paralajmëroi se ndaj futbollistëve të skuadrës së tij, do të ketë penalizime.
Ezat nuk e ka kapërdhirë dotë turpërimin me 5 gola në ndeshjen hapëse.
“Ne jemi shumë të zhgënjyer nga humbja e pësuar. Ky rezultat ishte krejtësisht i pakënaqshëm, pasi nuk pasqyron nivelin e përgatitjes sonë.
Disa futbollistë do të përballen me penalizime të ndryshme, portieri Abdullah Al-Mayouf, sulmuesi Al-Sahlaui dhe mbrojtësi Omar Hausaui.
Këta lojtarë e bën fytyrën time me nerva dhe zemërim. Kjo performancë ishte shumë e dobët për aftësitë tona, ndërsa ne kemi bërë gjithçka për këta lojtarë, gjithçka.
Kanë dhënë vetëm 5% nga ajo që unë prisja për ta”, u shpreh Ezat.