Ish-trajneri dhe futbollisti i Vllaznisë, Rudi Vata ka shigjetuar drejtuesit shkodran për problemet e klubit që solli rënien nga Kategoria.

Në një lidhje direkt me emisionin “Rubrika Sportive” në RTSH, Vata tregon se rënia e Vllaznisë nuk ka qenë problem teknik. Ai tregon se lojtarët e Vllaznisë janë egoista dhe luajnë bixhoz.

“Unë mendoj që është një problem i përgjithshëm. Teknik, administrative, organizativ. Unë mendoj që Vllaznia ka pasur 2 nga trajnerët më të kampionatit shqiptar këto sezonet e fundit. Është filluar me Armando Cungun.

Një shkodran i vërtet që i njeh mirë problemet e brendshme të Vllaznisë. Ka vazhduar me një trajner kampion si Gjoka, i cili është një trajner që u shpall kampion me Kukësin.

Nuk e kuptoj si mund të jetë problem teknik kur ke 2 trajnera të suksesshëm dhe nuk je në gjendje të bësh një skuadër kompetitive. Skuadra ka pasur lojtar brenda që mund të funksiononte më mirë se kaq.

Aspekti financiar ka qenë mjaftueshëm i mirë. Në Shkodër ka njerëz që zgjohen nga gjumi dhe mundohen për të prishur punën dhe ekuilibrat.

Për mendimin tim te skuadra e Vllaznisë ka shumë lojtar që janë egosita dhe që kanë probleme me veset.

Kanë probleme bixhozi, probleme bastesh. Harxhojnë kohën në bixhoz. Unë me eksperiencën time kam pasur futbollista që kanë luajtur deri në 4 të mëngjesit me letra, kur ditën tjetër kishim një ndeshje të rëndësishme ndaj Skënderbeut.

Vetë zyrtarët e klubit kanë qenë bastexhinj. SI mund të marrin futbollistët shembuj nga ketë persona.

Duke qenë se Vllaznia priste një dhuratë nga Partizani, ju prisnit diçka të tillë?

“Mendoj se me logjikë normale, nuk e prisja. Pas ndeshjes me Kamzën, gjithë Shkodra ishte e bindur që nuk kishte mundësi të mbijetonte.

Mënyra se si ka funksionuar, ka marrë atë që ka merituar. Si zgjidhet kjo situatë? Situata zgjidhet nga një bashkëpunim miqësore dhe të ngushtë nga njerëzit profesionistë, që kanë kontribuuar në futbollin shqiptar.

Nëse këta njerëz pyeten, mendoj se Shkodra ka kapacitete të mjaftueshme për futbollin shqiptar, por edhe atë europian. Varet nga vullneti, dëshirat dhe planet që ka Bashkia për të ardhmen”, u shpreh Rudi Vata.