Pas Hamdi Salihit, një tjetër shkodran shënon në Ligën e Kampioneve të Azisë. Rradha ka qenë për Xhevahir Sukajn i cili ka shënuar dy  nga tre golat e ndeshjes se fituar me rezultatin 3-0 nga Sepahani ndaj Al Nasr Dubai. Salihi ka shënuar dy golat e parë në këtë ndeshje. Goli i parë i tij është shënuar në minutën e 22-të duke kaluar në avantazh Sepahanin. Me këtë gol të vetëm është mbyllur pjesa e parë ndërsa në të dytin e ka shënuar në minutën e 80-të teksa ka vulosur fitoren megjithatë do të shënohej edhe një gol tjetër në minutën e 86-të me anë të Ebrahimit.

Kështu Sepahani ka arritur ta fitojë pastër ndeshjen e parë në grup duke hedhur kandidaturën e tij për kalimin e turit që tani dhe natyrisht që një kontribut të madh ka dhënë Xhevahir Sukaj me dy golat e tij.Në këtë mënyrë, Liga e Kampioneve të Azisë ka folur me gjuhën e shkodranëve. Por nëse goli i Salihit nuk i bëri punë skuadrës së tij, kinezëve të Jiangsu, golat e Sukajt kanë qenë shumë të rëndësishëm për iranianët e Sepahanit sepse i kanë dhënë tre pikët e para në ndeshjet në grupe.Një paraqitje e tillë e tij sigurisht që duhet të tërheqë patjetër vëmendjen e trajnerit të kombëtares De Biazi sepse ai tashmë nuk duhet ta anashkalojë më këtë sulmues i cili po shfaqet gjithnjë e më tepër protagonist me golat e tij.
Gjergj KOLA