iovani Colella ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp para ndeshjes së Partizanit kundër Kastriotit në transfertë. Trajneri italian ka analizuar situatën te “demat”, duke kërkuar të lërë pas humbjen me Vllazninë.

Ai shfryn kundër merkatos së dimrit, ku sipas tij duhej të ishte e mbyllur në një kohë kur vijon të luhet futboll. E cilëson si idiotësi, ndërsa në fund e mbyll me vlerësimin që ka për Kastriotin.

“ A i druheni terrenit të Kamzës? Frikë nga terreni jo, është diçka tjetër frika në jetë, jo për futbollin. Por terreni do të bëjë me siguri ndeshjen një betejë.

Humbja me Vllazninë? Ajo me Vllazninë është një ndeshje e humbur dhe jo një disfatë. Disfatë është Atalanta që mund 8-2 Salernitanën. Kjo është vetëm një ndeshje e humbur, pastaj sigurisht merret ajo që ndodhi me Vllazninë dhe mundohesh të përmirësohesh. Është si zakonisht, nuk është se fitove dhe nuk ke çfarë të përmirësosh dhe nëse humbe duhet të përmirësosh gjithçka. Sigurisht ka gjëra për të cilat kemi folur e diskutuar.

Merkato? Nuk flas për merkaton. Mendoj se në çdo vend të botës, merkatoja duhet mbyllur kur luhet kampionati. Është një gjë të cilën në Itali e diskutojmë prej 30 vitesh, është absolutisht idiotësi që merkatoja është e hapur kur luhet kampionati. Por kjo vlen për ne, për Vllazninë, Kastriotin, të gjithë, si na shqetëson ne, shqetëson edhe të tjerët. Është një rregull që duhet ndryshuar.

Objektivi? Çdo ndeshje duhet ta fitosh, të provosh ta fitosh, nuk ka rëndësi nëse është Kastrioti, Vllaznia apo tjetër. Për mendjen e ekipit tim, është më mirë të kenë një pikë avantazh sesa katër.

Mungesat? Lojtarët që mungonin me Vllazninë nuk ishin 100% për probleme që nuk kishin lidhje me futbollin, nesër janë në dispozicion. Nesër nuk do të jetë vetëm një beteje për kreun, por edhe se Kastrioti është një skuadër që luan shumë fort”, u shpreh trajneri i kuq. Ndeshja Kastrioti – Partizani do të zhvillohet në orën 13:00, në stadiumin e Kamzës, e vlefshme për javën e 17-të./newsport/