Trajneri i Bylisit, Dovedan, u shfaq i shqetësuar pas humbjes 2-1 ndaj Skënderbeut, në prononcimin për “Gol pas Goli”, tekniku i skuadrës ballshiote, pretendon për një gol të anuluar me patëdrejtë për skuadrën e tij. Sipas Dovedan nuk është hera e parë që i ndodh kjo gjë Bylisit në ndeshjet ku ata kanë dashur fitoren.

“Shënuam golin e parë në momentin e dytë shënuam dhe golin e dytë, na i dhanë pozicion jashtë loje, nuk kemi çfarë të themi. Në pjesën e dytë na pengoi edhe era.

Te goli i anuluar i Antoni, duket gjithçka, ishte i rregullt. Ne e dinim që do të ndodhte kjo gjë kështu. Nuk është e çuditshme që ndodhi.

Nuk është hera e parë që ndodh. Në çdo ndeshje që kemi dashur fitoren me çdo kusht kemi pasur probleme. Nuk e di pse i ndodhin këto Bylisit. Një gjë kam të sigurt, që në çdo ndeshje që na është dashur fitorja, ka ndodhur gjithmonë një problem i tillë.

Edhe mbrojtësit kanë faj te golat e pësuar. Kishim një problem me qendërmbrojtësin Stojanoviç, i cili ishte planifikuar të luante, por nuk luajti, patëm probleme në mbrojtje”, u shpreh trajneri Doveda