Trajneri i njohur, Faruk Sejdini është i ftuar në emisionin “Rubrika Sportive” në RTSH. Gjatë emisionit, profesori ka komentuar dhe fushën e Kukësit.
“Kush fushë? Ajo s’quhet fushë. Ajo është për të vënë çadra refugjatësh. Jemi në shekullin e 21-të, është turp që të luash në atë fushë. As mjekët nuk e rekomandojnë atë fushë.
Ajo fushë të dëmton pa masë. Është gjynah që të lozin aty”. Në fakt thënia e Sejdinit është mëse e drejtë.
Edhe stërvitja apo ndeshjet që ekipet e klubit Vllaznia zhvillojnë në fushën “Reshit Rusi” që është me të njëjtin tapet si në Kukës, ka krijuar jo pak probleme për futbollistët madje të shpeshta kanë qenë edhe rastet e dëmtimeve të tyre.
© shkodrasport.com