Një kilogram e ndau nga medalja në Lojërat Olimpike të Tokios, por Briken Calja shkruajti historinë në kryeqytetin japonez, pasi me 341 kilogramët e ngritur në dygarësh arriti që të vendos rekord kombëtar.
Megjithatë vendi i katërt në Olimpiadë nuk kishte shumë impakt, kjo pasi një skandal doli në pah. Peshëngritësi kuqezi kishte mbërritur në Japoni pa trajnerin e tij, Gerald Toska.
Ka qënë trajneri, Leonard Toska ai që ka zbuluar këtë fakt, ku në një koment në statusin e Ministres së Sportit, Evis Kushi ka denoncuar absurditetin e mos-dërgimit në Tokio të trajnerit të Calja, ndërsa në vend të tij rolin në Olimpiadë e ka kryer presidenti i FSHP-së, Gjoza.
“Zonja Ministre, keqmenaxhimi i Elezit dhe i Fidelit kur këta dy zotërinj janë bërë trajnerë, është turp për shtetin shqiptar”, shkruante trajneri i skuadrës së Shtërmenit./newsport/