Pas humbjes ndaj Tiranës me rezultatin 1-0 në stadiumin “Selman Stërmasi”, trajneri i Kastriotit Ramazan Ndreu ka folur në mikrofonat e “SuperSport” duke analizuar këtë takim:

“Mendoj se momenti i faullit duhej të ndalej loja, i kemi thënë për Fair-Play, por nuk ndaluan. Nuk ishte problemi i faullit, por duhej të ndalej loja. Në fund të kampionatit pikët janë detyrim, ne ishim shumë të kujdesshëm dhe Tirana s’kishte asnjë rast.

Rasti i vetëm ishte ky dhe Fair-Play është gjëja më elementare. Ne s’kemi ardhur për luftë, i rëndësishëm është lojtari. Lojtari ra me shpinë duhej të ndalej se ishte pa frymë.

Këtu është tension i madh, shoh padrejtësi ka me dashje apo edhe pa dashje, një moment është. Më erdhi keq personalisht sepse Tirana është një ekip simbol edhe nuk respekton Fair-Play-n.”