Shpetim Duro debuton me fitore ne pankinen e Egnatias. Rrogozhinasit treguan se jo vetem nuk jane ne krize, por mund te fitojne edhe ndaj nje pretendenti si Kukesi, madje ne fushen e ketij te fundit dhe keshtu ka ndodhur pasditen e sotme ku ata kane fituar me rezultatin 1-0.
Ishte një autogol i Ferreirës, ai që vendosi fatet e këtij takimi, edhe pse ishin verilindorët ata që tentuan më shumë. Ka qene Delarzh ai qe ne minuten e 82-te ktheu një top në zonë dhe Ferreira gabimisht e devijon në portën e tij.
Kështu Shpëtim Duro e nis me një fitore aventurën e tij te Egnatia, duke ndalur marshimin e Kukësit, që triumfonte në 5 ndeshje radhazi, kampionat dhe Kupë.Egnatia ngjitet në vendin e 4 me 12 pikë, ndërsa Kukësi vetëm në vendin e 6 me një pikë më pak.
KUKESI- EGNATIA 0-1
KUKËSI – Tafas; Bytyçi, Ferreira, Ebert; Meksi, Sh. Taipi, Gj. Taipi, Berisha; Haxhiu, Gabriel Barbosa, Edi Basha. Trajner: Enkeleid Dobi.
EGNATIA – Sherri; Fangaj, Malota, Atanda, Musta; Hamzat, Agbekpornu, Zejnullai, Fernando; Delarzh, Camaj. Trajner: Shpëtim Duro.