Eliminimi i Italise nga “Euro 2024” qe ne turin e dyte padyshim qe ishte surpriza e pare e madhe e ketij kompeticioni te rendesishem te futbollit europian. Zvicra e dominoi ne te gjitha drejtimet dhe arriti ta mundte me shifrat 2-0 ne ndeshjen e luajtur pasditen e sotme.

Disfata e axurreve ka qene edhe tema e diskutimeve ne shume studio sportive. Njeri prej specialisteve te njohur te futbollit shqiptar, pikerisht Shpetim Duro duke analizuar ate se çfare ndodhi ne kete ndeshje, eshte shprehur:

“Italia ishte disi e çuditshme, ndoshta për meritë të Zvicrës. Nuk e mendoja atë dominim të plotë të Zvicrës. Kjo ishte goditje e madhe, pasi ishin kampion në fuqi. Nuk është problemi që u eliminua, por Italia u tregua e çuditshme. Sot Spalletit i iku situata nga duart”.