Laçi është gati për të nisur aventunën Europiane. Të eniten në orën 20:00 kurbinasit do të luainë sfidën e parë me Isra në Elbasan Arena, takim i vlefshëm për raundin e parë kualifikues të Conference League. Për Supersport, traineri i bardhezinive, Shpëtim Duro tregon se ekipi është gati, duke veçuar se përgatitjet kanë qenë në pritshmëritë e tij.
“Sigurisht që iemi gati. Kemi bërë nië fazë përatitore në Pogradec në kushte shumë të mira. Skuadra ka genë e përqëndruar dhe serioze. Jemi gati për të filluar këtë aventurë europiane”.
Laçi është një nga ekipet që ka ka marrë pjesë rregullit në edicionet e fundit në Kupat e Europës, çka i ka krijuar dhe koeficientin më të lartë nga skuadrat shqiptare dhe duke e klasifikaur tek ekipet favorite në dy raundet e para. Diçka të tillë e pranon dhe trajneri Duro, por kujton se në futboll jo gjithmonë arrin të fitojë ai që konsiderohet si favorit në letër.
“Në letër ne jemi favorit, duke patur parasysh koeficientin në Kupat e Europës, pasi jemi ekipi më mirë shqiptar në vitet e fundit me piesëmarriet në Europë, ndaj dhe konsiderohemi iemi favorit përballë Iskrës. Por, në futboll jo gjithmonë fiton skuadra faviorite. Duhet përqëndrim seriozitet dhe të bëjmë në paraqitie si edicionin e shkuar.
Kundërshtari ka ndyshuar shumë nga edicioni i shkuar, diçka që e kanë të qartë te Laçi, ndaj kanë marrë të gjitha masat për të evituar çdo surprizë të pakëndshme.
“E kemi studiuar kundërshtarin, por ka nië fakt se ekipi i Iskrës ka ndyshuar shumë dhe nuk jemi marrë me ndeshjet e sezonit të shkuar. Kemi parë ndeshjet e tyre përgatitore, e kemi analizuar me skuadrën. Është nië ekip jo në nivelin tonë por është nië skuadër që vendoset mirë në fushë dhe duhet patjetër që të gjejmë mënyrën që ekipi jonë të përgatitet mirë të kalojmë këtë raund”.
Ndeshja e parë mund t’u japë kurbinasve një avantazh të konsiderueshëm për kualifikimin, nëse do të arrihet një fitore, por për Duron e rëndësishme është që skuadra të jetë e përqëndruar për të dyja këto përballje që do të luhen.
“Nuk ka ndryshime mes ndeshjeve, një rezultat pozitiv na lehtëson punën për takimin e kthimit, por nuk ka më shumë diferenca. Edicionin e shkuar kemi treguar se dimë të luajmë mirë dhe jashtë fushe. Do të jenë dy takime shumë të rëndësishme, por jo deçizive ndeshja e parë edhe pse një rezultat i mirë do të jetë pozitiv, por ne duhet të jemi të përqëndruar për të dyja ndeshjet.
Duhet të jemi realist se kalimi i një turi është sukses për ekipet shiptare. Si vinë situatat është nië temë tjetër, kemi ndryshime, por jo të shumta pasi kemi ruajtur 70-80% të ekipit. Janë larguar disa lojtarë të mesit të fushës, që janë të rëndësishëm për nië ekip si Shehu e Deliu. Është nië histori e mbyllur dhe shohim para, kemi lojtarë të mirë, duhet të kalojmë këtë tur dhe më pas do të shohim nga merkato për të piketuar nië loitar cilësor, nuk na duhen shumë ndryshime”, u shpreh Duro./supersport/