Pejiç, Xhafaj, Hysa? E rëndësishme ishte të vinte njëri dhe jam i kënaqur që erdhi Hysa”-thotë trajneri I Vllaznisë Shpëtim Duro në prononcimin e tij të djeshëm për gazetën tonë. Ai po punon me shumë përkushtim në krye të kuqebluve dhe ka bërë njëfarë bilanci të punës dyjavore në krye të tyre. është mëse I kënaqur me mënyrën si kanë shkuar të gjitha gjërat dhe kjo e ka bërë entuziast.

Me njërin nga sulmuesit e mësipërm, kjo Vllazni bëhet konkurruese. Kjo është ideja e Duros. Ja intervista e plotë me të për gazeten online “shkodrasport.com”:
-Duro, një muaj para startit të kampionatit, sa I kënaqur jeni me mënyrën si ka shkuar merkatoja dhe puna me skuadrën gjatë kësaj periudhe?
-Dua të them se jam shumë I kënaqur me krejt mënyrën si kanë shkuar gjërat. E nisëm ndoshta me probleme merkaton por ia dolëm të sjellin lojtarët e duhur. Po ashtu, gjatë këtyre dy javëve që kemi nisur stërvitjen, kemi bërë gjithçka mirë. Unë sigurisht që ndjehem mirë me mënyrën si kanë shkuar gjërat dhe në këtë kontekst besoj se do të jemi gati në kohën e duhur për të nisur kampionatin.
– Vllaznia ka realizuar shtatë blerje deri tani. Cilat janë përshtypjet tuaja të para për këto lojtarë?
-Lojtarët e ardhur nuk janë të panjohur për mua apo dhe ambjentin sportiv shkodran. Ka ardhur për shembull Beqiri, një lojtar me përvojë të madhe për të cilin nuk ke se çfarë flet. Ka ardhur Osmani, një lojtar që ka fituar trofe me skuadra të ndryshme të kampionatit shqiptar, po ashtu edhe Shtubina e Nallbani janë lojtarë që njihen mirë tek Vllaznia ngaqë kanë qenë pjesë e  saj edhe më parë. Dragoi ka luajtur më parë në kampionatin shqiptar dhe ka treguar vlera të mira, që do të thotë se e njoh mirë. Po ashtu, edhe Begaj është një lojtar që e njoh dhe ka një përvojë me Flamurtarin. Në këtë mënyrë, të gjithë këta lojtarë nuk janë të panjohur dhe po mundohem gjatë këtyre ditëve të stërvitjes t’I bëj gati sa I takon formës fizike të tyre.
-Nuk përmendet malazezin Deliç. Cilat janë përshtypjet për të?
-Atë e lashë në fund për vetë faktin që është I vetmi futbollist të cilin nuk e njohim shumë. Natyrisht na kanë folur shumë mirë para se të vinte, kam parë edhe disa video të tij dhe më ka pëlqyer dhe prandaj kam dhënë Ok-in për ta marrë. Sa I takon mënyrës si është paraqitur në stërvitje gjatë këtyre dy javëve, jam jashtëzakonisht I kënaqur me mënyrën e tij të punës dhe të luajturit. Shpresoj shumë që ai të na luajë edhe në ndeshjet zyrtare në një mënyrë të tillë dhe do jetë një pikë e fortë e skuadrës.
-Pejiç, Xhafaj, Hysa. Kush nga këta sulmues do vijë në Shkodër?
-Kuptohet që edhe unë kam preferencat e mia por gjërat janë të kushtëzuara edhe nga disa faktorë të tjerë, si financiarë etj dhe prandaj ka shumë enigma. E rëndësishme është të marrim njërin prej tyre dhe tashmë që ka ardhur Hysa, sigurisht që është shumë pozitive. Vllaznia në fakt nuk është pa sulmues sepse kemi Dragoin, Shtubinën dhe Hajdarin që mund të luajnë mjaft mirë në sulm por gjithsesi na duhet edhe një sulmues dhe shpresoj të bëjmë zgjidhjen e duhur. Mes meje dhe drejtuesve të klubit ka një harmoni të jashtëzakonshme sa I takon mënyrës së bërjes së punëve dhe deri tani jemi mëse të kënaqur me mënyrën si na kanë shkuar punët. Kemi bërë një merkato të mirë dhe kuptohet me kosto jo të mëdha financiare.
-Tifozët në përgjithësi janë të kënaqur me mënyrën si ka shkuar merkatoja deri tani por ata duan ta shohin Vllazninë në fushë. Kur do ta shohin ata skuadrën në fushë në miqësoren e parë?
-Gjatë këtyre dy javëve I kemi kushtuar rëndësi punës në drejtimin e përgatitjes fizike sepse për mua kjo gjë është shumë e rëndësishme në këtë periudhë. Me kalimin e ditëve, natyrisht që do na kërkohet të testojmë veten dhe lojtarët e ardhur përmes ndonjë takimi miqësor dhe besoj se nga fundi I kësaj jave apo nga fillimi I javës tjetër, do ta luajmë miqësoren e parë.
Gjergj KOLA