I lumtur pa mase per fitoren e sotme ndaj Partizanit, Shpetim Duro ne krye te Kukesit duket i lumtur per marrjen serish te kryesimit te renditjes duke menjanuar perfundimisht ndoshta nga gara per titull te kampiones ne fuqi te vendit.
Tekniku i kukesianeve duke folur pas fitores 1-0 ndaj te kuqve eshte pyetur nga gazetaret edhe per njefare tensioni qe ai ka shfaqur gjate ndeshjes, por ai e ka mohuar nje gje te tille.
Madje e ka kundershtuar kete gje teksa ka vene perpara trajneret e huaj qe drejtojne ne Superligen shqiptare, perfshi ketu edhe ate te Vllaznise Mirsad Jonuz.
“Nuk e di ku e keni parë tensionin? Shikoni ata trajnerët e huaj që çdo javë futen në mes të fushës dhe tregojnë shembuj shumë të mirë. Trajnerët shqiptarë janë shumë të rregullt”-eshte shprehur ai.
Ne fakt edhe dje Jonuz ka reaguar ndaj arbitrit Meta dhe per kete u ndeshkua edhe me karton te verdhe. Nga ana tjeter, edhe trajneri i Bylisit Dovedan eshte i denuar tashme nga Disiplina pikerisht per shkak te reagimit ndaj arbitrave.
www.shkodrasport.com