Trajneri i Vllaznisë Shpëtim Duro është shprehur i kënaqur me reagimin e skuadrës në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Flamurtarit dhe për rrjedhojë shënimi i tre golave dhe barazimi i ndeshjes, atij i duket si fitore. Megjithatë ai e ka të qartë se ky barazim nuk do t’i rregullojë shumë gjëra në renditje dhe prandaj duhet menduar që tani për përforcime në merkaton e janarit.”Një barazim që do mbahet mend gjatë për nga mënyra si erdhi, aq më tepër ndaj një kundërshtari të fortë si Flamurtari. Kjo është një meritë e djemve që reagoi dhe në fakt ky barazim duket si një fitore për ne.

Jemi ndëshkuar nga gabime amatoreske në dy golat e parë si pasojë e gabimeve në mesfushë dhe mbrojtje por më pas gjërat ndryshe dhe Rexha u tregua I shkëlqyer. Sigurisht që morëm vetëm një pikë dhe kjo nuk na ka ndihmuar në renditje, por lamë poshtë nesh Flamurtarin. Duhen patjetër përforcime dhe prandaj duhet të mendojmë për një projekt të ri në bashkëpunim me drejtuesit”- ka thënë ai. Por në të vërtetë a mendojnë kështu edhe drejtuesit e klubit Vllaznia? Kjo duhet parë. Ata e kanë bërë të ditur se nuk do ketë investime të mëdha në merkaton e janarit. Thjesht, vetëm nëse largohet ndonjëri nga futbollistët aktual, mund të zëvendësohet me të tjerë.
www.shkodrasport.com