Kryebashkiakja e qytetit të Shkodrës Voltana Ademi foli në lidhje me privatizimin e klubit të Vllaznisë dhe nisjen e procedurave të vlerësimit financiar të klubit. Në emisionin “Pressing” të “ABC News” ajo tregoi se ky proces do të nisë pas ngjitjes së kuqebluve në Kategorinë Superiore.

“Ka disa aspekte për të çuar çdo gjë deri në fund, që do të thotë, ajo që synojmë Superioren e para. E dyta Vllaznai duhet të tejkalojë disa probleme si ndërhyrjet kriminale dhec çështje të tjera që kanë ndërhyrë më parë. E kam përmendur dhe më para në një intervistë, mbase nuk është etike të them se çgarë kam përjetuar.

Një nga problemet e e pazgjidhura janë problemet financiare dhe detyrimet e prapambetura. Kemi bërë përmirësim në aspektin profesional me zgjedhjen dhe komunikimindrejtues administratë, staf teknik.

Kemi filluar të punojmë në shitjen e lojtarëve dhe të rinjve. Për kontributin e tyre dhe akademinë, edhe ata kanë një çmim të vetë dhe po bëjmë një marketing.

Lidhur me privatizimin, në një vlerësim të bërë ka kushtuar minimalisht 8 milionë lekë të vjetra. Ka qenë një vlerësim korrekt. E kemi dërguar në Këshillin Bashkiak për të marrë një përgjigje. Ka një mendim që thotë që duhet të dalë në Superiore dhe të privatizohet. Jemi në momentin e duhur për të marrë vendimin për të miratuar raportin dhe të nisë vendosja e çmimit minimal të privatizimit.

Vllaznia nuk është vetëm sport, është më shumë se kaq. Është një emër që ka ecur mes sfidave të mëdha dhe të vogla.

Për të blerë klubin ka të interesuar, dhe më vjen mirë. Interesohen sidomos për transparencën ligjore”, u shpreh Ademi./newsport/