Nga Endri ÇINARI
Dëmtimet e kanë “masakruar” këtë sezon ekipin e Vllaznisë. Kuqeblutë kanë vuajtur mungesën e vazhdueshme të titullarëve, duke mos e pasur asnjëherë organikën e plotë gjatë këtij edicioni. Edhe ditën e djeshme mungesat ishin të shumta. Ku gjithë mbrojtësit titullarë të ekipit ishin në tribunë për shkak lëndimesh.
“Dhimbja e kokës” për Brdariç u shtua edhe më tepër kur Deliu dhe Spahija lanë po ashtu fushën që në pjesën e parë për shkak lëndimesh. Fakt që bëri gjermanin të “shpikte” për sa i përket lojtarëve që do luanin në mbrojtje. Nëse Mala e kishte nisur ndeshjen si mbrojtës i djathtë. Rol që e ka bërë edhe herë të tjera, pavarësisht se nuk është aspak pozicioni natyral për prizrenasin.
Duhej gjetur edhe futbollisti që do luante majtas pas daljes nga fusha të Spahijas. Trajneri gjerman vendosi që atë pozicion ta mbulonte Çoba, një futbollist që luan me këmbën e majtë. 24-vjeçari pavarësisht se është një sulmues tipik krahu, arriti të përshtatej mirë gjatë ndeshjes. Duke ndihmuae dhe sakrifikuar në maksimum për arritjen e 3 pikëve në fund.
Pra, konkretisht Vllaznia ka luajtur me 6 lojtarë me tipare sulmuese dje kundër Laçit. Me Malen e Çoben nga krahët e mbrojtjes. Me Kahrimanoviç në mesfushë, i cili pi ashtu zhvilloi një ndeshje pozitive.
Dhe me treshen Delaj-Doda-Balaj në repartin e avancuar. Një “shpikje” e Brdariç që rezultoi e suksesshme, por patjetër trajneri gjerman kërkon që në vitin 2025 të ketë grupin e plotë dhe çdo futbollist të luajë në rolin e tij natyral./www.shkodrasport.com/