Trajneri i Superligës turke, Jose Mourinho ende po shpreson për një ribashkim me Cristiano Ronaldon. Pas raportimeve për një telefonatë mes tyre, duket se tekniku i Fenerbahce nuk e ka në plan të ndalet.

Gjiganti turk është shumë pranë transferimit të shokut të ekipit të CR7 te Al Nassr, Anderson Talisca. Do të jetë pikërisht ky i fundit një “urë lidhëse” mes klubit turk dhe CR7, teksa me transferimin e Talisca, tentohet që të bindet ylli portugez.

Duke qenë edhe në vitin e fundit të kontratës edhe Ronaldo po e mendon një kalim të tillë, i cili do të ishte mjaft i bujshëm.

Pritet të shihet si do të shkojnë bisedimet mes futbollistit dhe trajnerit portugez, të cilët kërkojnë një ribashkim pas aventurës te Real Madrid.