Kombëtarja U-21 e Shqipërisë ka arritur një fitore rekord në transfertë me Austrinë, teksa kanë triumfuar me rezultatin 5-1. Ky ishte një revansh i pastër pas humbjes tronditëse që Austria na shkaktoi në Durrës më 9 shtator të vitit të kaluar me rezultatin e thellë 4-0.

Golat e Kallakut, Tucit, Muçit (2) dhe A.Selmanit vulosën fitoren e vlefshme për Euro 2020 (nuk ndryshoi emri pas pandemisë).

Një fitore mëse e merituar për kuqezinjtë, që gjatë gjithë kohës luajtën me një përqendrim maksimal dhe me një frymë skuadre për t’u admiruar. Meritë padiksutim ka edhe trajneri Alban Bushi që bëri zgjedhjet e duhura, jo vetëm në start, por qëlloi në shenjë edhe me zëvendësimet. Aktualisht kuqezinjtë renditet të tretët në Grupin 3.

FT: AUSTRI U21 – SHQIPËRI U21 1-5

Volf 83′ (p) / Kallaku 16′, Tuci 26′, Muçi 64′, 87, Selmani 89′