Luan Shpuza, ish-futbollist dhe aktualisht menaxher futbolli, ka komentuar rreth fitores së fundit të Vllaznisë ndaj Dinamos.

Në një status të publikuar në rrjetet e tij sociale, ai “shigjetoi” ish-drejtorin Elvis Plori dhe ish-trajnerin Migen Memelli për lënien në stol të Rejan Alivodës pak kohë më parë.

“Ky është Alivoda, ndër të vetmit që mund të mbushë arkën e klubit në një të ardhme të afërt, së bashku edhe me Smajlin dhe Grudën. Klubi Vllaznia ka dështuar në marketing, pasi nuk ka asnjë të ardhur në arkën e klubit prej 14-vitesh.

Alivodën e uli në stol njeriu i besuar i Alban Xhaferit, ish-drejtori doganier, Elvis Plori, së bashku me trajnerin Migen Memelli për të mbledhur mbeturina dhe për të mbushur xhepat e vet”,- shkruan ish-futbollisti dhe menaxheri i futbollit, Luan Shpuza, në rrjetet e tij sociale./SHKODRASPORT.COM/