Vllaznia po i jep doren e fundit pergatitjeve per ndeshjen e shumepritur ndaj Tiranes dhe situata duket shume pozitive.

Gjendja e futbollisteve duket shume e mire dhe deri me tani ka patur vetem shqetesime te vogla te ndonjerit prej tyre.

Gjeja qe ka marre me shume vemendje ka qene rikuperimi i portierit Zogoviç i cili ditet e fundit ka patur shqetesim ne njerin nga gishtat e dores se djathte.

Kjo eshte arsyeja qe ne fakt ai u la pushim ne ndeshjen miqesore te dites se marte ndaj Drenices me qellim kthimin sa me shpejt ne normalitet te ketij demtimi.

Stafi mjekesor eshte marre shume me kete çeshtje dhe duket se portieri malazez eshte ne gjendje te mire dhe do te jete ne porte diten e shtune.

Ky padyshim qe eshte nje lajm i mire sepse Zogoviç ne keto ndeshjet e para te ketij sezoni ka treguar nje forme shume te mire sportive duke treguar se do te jete nje nga pikat me te forta te ketij sezoni per Vllaznine./SHKODRA-SPORT.COM/