Kombëtarja shqiptare do të luajë një nga ndeshjet më të rëndësishme në kualifikueset e euro 2024. Ditën e enjte do të “përplasin” brirët me Çekinë në “Air Albania” duke nisur që nga ora 20:45. Një duel që do të vendosë shumë mbi fatet djemve tanë në kualifikueset për Gjermani në vitin e ardhshëm.
Duhen edhe dy ditë nga kjo sfidë, por gjithsesi bastet kanë nxjerrë kioptat për këtë duel. kombëtarja shqiptare aktualisht kryeson grupin E me 10 pikë, 2 më shumë se kundërhstari i tyre, me çekët që kanë një ndeshje më shumë për të luajtur.
Por pavarësisht këtij fakti kompanitë e basteve shikojnë favoritë Çekët. Fitorja e tyre e ka koeficientin 2.20, ndërsa fitorja e kuqezinjve tanë kuotohet me 3.10 dhe barazimi ka koeficient 3.00.
Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të “rkyqëzojmë” gishtat që kuqezinjtë e Sylvinhos të marrin rezultat pozitiv në këtë sfidë për të hedhur hapin e sigurtë drejt një tjetër Europiani dhe për të përsëritur sërish emocionet e Euro 2016.