Mesditën e sotme në stadiumin “Loro Boriçi” është luajtur ndeshja miqësore në mes ekipeve kombëtare të 15 vjeçarëve të Shqipërisë dhe Kosovës.

Ky takim i është besuar për t’u drejtuar një katërshe arbitrash femra.

Kryesore ka qenë arbitrja e kolegjiumit të Shkodrës Suada Tushaj e po ashtu edhe anësorja e parë po qenë po pjesë e këtij kolegjiumi, Gierle Asllanaj.

Ndërkohë anësorja tjetër ka qenë nga Durrësi, Ediena Kapxhiu. Po nga ky qytet ka qenë edhe arbitrja e katërt, Mirela Cemeri.

Federata Shqiptare e Futbollit po mundohet të promovojë arbitret femra dhe Suada Tushaj në fakt konsiderohet me shumë perspektivë dhe të dhënat i ka për t’u bërë një arbitre e mirë.

Mosha e re dhe puna sistematike në stërvitje e saj, pritet të japin efektin e vet.

Edhe në miqësoren e sotme, ajo ka bërë një paraqitje të mirë duke marrë edhe përgëzimet nga stafet e të dy ekipeve.
© shkodrasport.com