Shqipëria do përballet të martën në orën 20.45 me Poloninë në Air Albania. Kuqezinjtë shpresojnë te fitorja, për të vazhduar kështu ëndrrën e kualifikimit.

Kompania gjigande e a basteve, Bet 365, ka vendosur edhe për koeficientët. Fitorja e miqve polak kuotohet me 2.00. Barazimi vlen 3.40, ndërsa triumfi kuqezi vlerësohet me 3.60.

E thënë në gjuhën e thjeshtë, djemtë e Sousas janë favorit.Shqipëria është e dyta në grup me 15 pikë, ndërsa rivalët e nesërm janë një vend më poshtë me 14 pikë. Të dyja Kombëtaret do luftojnë për një vend në Play Off.

Siç shikohet, pavaresisht se do te luhet ne Tirane dhe ne pranine e 22 mije tifozeve shqiptare, polaket konsiderohen serish favorite per te fituar. A jane dakord kuqezinjte tane me kete gje? Kete duhet ta shohim mbremjen e neserme…