Rikthehen ndeshjet ndërkombëtare në stadiumin “Loro Boriçi”. Pas asaj Shqipëri- Itali që u luajt në fundin e muajit tetor, ekipet tona rikthehen sërish në Shkodër.Por këtë herë bëhet fjalë për ekipin e femrave. Ndeshja e rradhës ndaj Polonisë, e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Botëror, do ta zhvillojë në Shkodër më 24 tetor. Një gjë e tillë bëhet e ditur nga burime pranë Federatës Shqiptare të Futbollit.
Drejtuesit e kësaj të fundit kanë zgjedhur këtë qytet për shkak se pikërisht aty është qendra e futbollit të femrave. Baza e kombëtares shqiptare të femrave është Vllaznia, kampione në fuqi e vendit. Përpos kësaj, edhe stafi i ekipit kombëtar është i gjithi i përbërë nga shkodranë me Grimën, Sinanin dhe Legatën. Natyrisht që sfida me Poloninë konsiderohet shumë e vështirë megjithatë vajzat tona do të mundohen të bëjnë më të mirën për të kërkuar një rezultat pozitiv, sigurisht që duke patur edhe mbështetjen e tifozëve shkodranë që pritet të jenë në numër të konsiderueshëm në numër.
© shkodrasport.com