Përfaqësuesja shqiptare U19 nisi sot rrugëtimin në turin e parë të Europianit të kësaj grupmoshe, përballë Ukrainës që është një nga ekipet më të forta të grupit 8 ku bëjnë pjesë edhe kuqezinjtë.
Në ndeshjen e luajtur në “Niko Dovana”, kuqezinjtë u paraqitën mjaft mirë, krijuan raste të pastra, por u ndëshkuan nga një kundërsulm 5 minuta para fundit të ndeshjes.
Mudrik shënoi golin e fitores pë Ukrainën. Humbje e pamerituar për skuadrën e trajnerit Erjon Bogdani, i cili ka hedhur në fushë shumë lojtarë që vijnë nga kampionati italian.
Edhe vjet Shqipëria kishte në grup Ukrainën dhe humbiste me të po me një gol të shë nuar në fund.
Kjo ishte ndeshja e parë në grup, ku tashmë udhëheqin Sllovakia dhe Ukraina me nga 3 pikë. Sllovakia bëri superizën, duke mundur Norvegjinë 1-2.