Kombëtarja shqiptare e futbollit për femrat e drejtuar nga trajneri Armir Grima ka barazuar në ndeshjen e dytë miqësore me fqinjët malazez, Mali i Zi 2-2 Shqipëri, e luajtur në qendrën stërvitore të ekipeve Kombëtare të Malit të Zi.

Ndeshjen e parë miqësore përfaqësuesja jonë e humbi me rezultatin minimal 1-0 po në në qendrën stërvitore të ekipeve Kombëtare të Malit të Zi.

Të parat në avantazh kanë kaluar vajzat e kombëtares sonë në minutën e katër me anë të sulmueses se Vllaznise Uendi Muja.

Malazezet I janë përgjigjur në minutën e 27-të me anë të Stanovic, katër minuta më vonë në të 31-tën minutë Shqiperia ka kaluar sërish në avantazh me anë të futbollistes tjeter te Vllaznise Luçije Gjini.

Me këtë rezultat Mali I Zi 1-2 Shqipëri, mbylljet pjesa e parë e takimit miqësor.

Në pjesën e dytë vendaset malazeze kanë barazuar sërisht, në minutën e 48-të me anë të Bulatovic dhe i gjithe takimi eshte mbyllur ne barazim 2-2.

Shqipëria luajti me këtë formacion: Konica, Rrahmani, Bajraktari, Muja, Gjergji, Hamidi, Doci, Mustafa, Lulaj, Gjini, Franja.

Golat: ’27 Stanovic, ’48 Bulatovic/ ‘4 Mujaj, ’31 Gjini

Siç shikohet, edhe ne kete ndeshje, ne rradhet e kombetares shqiptare kane qene plot tete futbolliste si titullare dhe pikerisht, Rrahmani, Bajraktari, Muja, Gjergji, Doçi, Mustafa, Gjini dhe Franja.

Edhe dy golat e ekipit tone jane shenuar siç thame edhe me lart nga dy futbollistet e Vllaznise Muja e Gjini.

Me mire te themi eshte luajtur takimi Mali i Zi- Vllaznia 2-2.
© shkodrasport.com