Mesditën e sotme ka përfunduar edicioni i 16-të i Memorialit Ndërkombëtar të boksit “Vllaznia 2018”.

I organizuar nga Bashkia Shkodër, në bashkëpunim me Sportklub Vllaznia dhe Federatën Shqiptare të Boksit, duhet thënë se ky edicion ka patur një pjesmarrje më të reduktuar sportistësh nga vendet e tjera.

Për këtë arsye, ditën e djeshme janë zhvilluar vetëm dy ndeshje ndërsa sot, kanë qenë vetëm 7 finale për t’u zhvilluar.

Në atë të peshës 56 kg Ardit Murja i Shqipërisë ka fituar ndaj Leutrim Rexhepit të Kosovës.

Në finalen e peshës 60 kg, Kristijan Bejko i Shqipërisë ka fituar ndaj Jasin Lama të Maqedonisë ndërsa në finalen e peshës 64 kg, Patriot Behrami i Kosovës ka fituar ndaj Denis Muaremovskit të Maqedonisë.

Ndërkohë, në finalen e peshës 69 kg, një tjetër boksier kosovar- Dielli Vranoci ka arritur një tjetër fitore Spiridhon Ymerit të Shqipërisë.

Tre ndeshjet e fundit ndërkohë kanë ngjitur në ring tre boksierë shkodranë.

Në finalen e peshës 75 kg Arjon Kajoshi ka fituar 3-0 ndaj kosovarit Armend Neziraj dhe me të njëjtin rezultat ka fituar edhe Bekim Vjerdha në finalen e peshës 81 kg ndaj Xhek Gashit.

Ndeshja e fundit ka qenë ajo në mes dy boksierëve të kombëtares shqiptare ku shkodrani Albert Kapaj ka fituar ndaj Alen Maçajt.

Në fund të aktivitetit është zhvilluar ceremonia përmbyllëse e tij.

Boksieri më i mirë i Memorialit të sivjetëm është vlerësuar Arjon Kajoshi, kupën të cilit ia ka dorëzuar presidenti i FSHBo-së Florend Kalivopulli bashkë me të madhin e boksit kosovar Aziz Salihu.

Ndëra i deleguari i AIBA-s i ka dorëzuar trajnerit të kombëtares shqiptare Zef Gjoni kupën e ekipit më të mirë të Memorialit “Vllaznia 2018”.
© shkodrasport.com