Kombëtarja shqiptare e boksit dhe boksieri i saj Arjon Kajoshin kanë merituar kupat e ekipit dhe e boksierit më të mirë të Memoralit të 14-të Ndërkombëtar “Vllaznia 2017” që u zhvillua për dy ditë me rradhë në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të qytetit të Shkodrës. Këto janë verdiktet e dala nga finalet e zhvilluara pasditen e sotme. Sa i takonte ekipit më të mirë, kuptohet që rivaliteti ishte në mes ekipeve të Shqipërisë dhe Bullgarisë.
Të dy ata kishin nxjerrë nga 5 sportistë në finale dhe pikërisht finalja e peshës 75 kg në mes Kajoshit dhe Chamov do të përcaktonte edhe fatet e ekipit më të mirë. Fitorja e kësaj ndeshje nga boksieri shkodran jo më kot e ka bërë atë të vlerësohet më i mirë i këtij Memoriali ku morën pjesë sportistë nga 6 vende të Ballkanit. Në ceremoninë përfundimtare, përveç dy drejtuesve të Federatës së boksit, Kalivopulli e Uruçi, ka qenë i pranishëm edhe drejtori i sportit në Ministrinë përkatëse Vladimir Gjonaj që ka dorëzuar edhe kupën e ekipit më të mirë në duart e trajnerit të kombëtares shqiptare Zef Gjoni.
Finalet
52 kg A.Murja (Shqipëria)- T.Banabakov (Bullgari) fiton Murja
56 kg K.Zeneli (Shqipëria)-B.Merlaku (Kosovë) fiton Zeneli
60 kg N.Bukilica (Mali i Zi)- E. Dimitrov (Bullgari) fiton Dimitrov
69 kg T.Sejfia (Kosovë)- A.Ismetov (Bullgari) fiton Ismetov
75 kg A.Kajoshi (Shqipëria)- S.Chamov (Bullgari) fiton Kajoshi
81 kg I.Laçi (Shqipëria)- F. Muharremi (Kosovë) fiton Laçi
+91 kg P.Berberov (Bullgari)- E. Xhediku (Shqipëria) fiton Berberov
Boksieri më i mirë: A. Kajoshi (Shqipëria)
Ekipi më i mirë: Shqipëria
© shkodrasport.com