Shqipëria dhe Kosova kanë luajtur sot në “Loro Boriçi” miqësoren e tyre të dytë për kategorinë e 15 vjeçarëve.

Pas barazimit të arritur dy ditë më parë në mes tyre, sot është arritur një tjetër barazim por këtë herë me gola, 1-1.

Të parët kanë shënuar kosovarët me anë të Mahmutit në minutën e 15-të ndërkohë që në minutën e fundit të pjesës së parë ka qenë Mezani ai që me kokë ka shënuar golin e barazimit pas një goditje këndi.

Në tribunën e stadiumit “Loro Boriçi” kanë qenë për të ndjekur këtë miqësore edhe trajnerët e ekipeve të tjera kombëtare të moshave të Shqipërisë, duke filluar nga Bogdani, Mustedanagiç me gjithë stafin e tij si dhe trajnerët e kombëtares së femrave.

Në formacionin e kombëtares tonë në këtë ndeshje kanë qenë edhe dy futbollistë shkodranë, pikërisht mbrojtësi i qendrës, numri 3 Preka dhe mbrojtësi i majtë, numri 4 Mataj.
www.shkodrasport.com