Ka debutuar me kombetaren shqiptare me 31 mars 2021, atehere kur ishte vetem 17 vjeç, 7 muajsh e 25 ditesh. Ka qene ish- trajneri Edi Reja qe e aktivizoi 3 minuta ne fund te ndeshjes ndaj San Marinos (2-0 per kuqezinjte). Ndoshta atehere askush nuk e dinte qe Mario Mitaj do te rritej kaq shpejt ne karriere.

E mbremshmja ndaj Polonise ku luajti 90 minuta te plota, ka qene e gjashte per kete futbollist me ngjyrat kuqezi dhe beri nje tjeter paraqitje te shkelqyer duke marre vleresimet e te gjithe specialisteve dhe gazetareve. Eshte vetem 20 vjeç, por ne fushe shfaq shume personalitet.

Pas debutimit me San Marinon, Mitajt iu desh te priste nje vit e gjysem per te luajtur ndeshjen e dyte me kombetaren shqiptare pikerisht ne miqesoren ndaj Arabise Saudite ku u aktivizua per 45 minuta.

Dhe “shperthimi” erdhi me uljen ne pankinen kuqezi te Silvinjos, trajnerit qe besoi ne talentin e ketij djaloshi. E aktivizoi si titullar per 90 minuta ndaj Moldavise, me pas ndaj Ishujve Faroe dhe se fundi edhe ne perballjet ndaj Çekise dhe Polonise.

20 vjeçari me origjine nga Vermoshi qe luan me Lokomotiva Moske ne Rusi dhe ka vleren e kartonit aktualisht 1 milione euro, duket se do te kete nje te ardhme te ndritur me kombetaren shqiptare dhe jo vetem. Krahu i majte eshte “blinduar” tashme dhe nga ndeshja ne ndeshje vetem do ta shohim duke u rritur./SHKODRA-SPORT.COM/