Kombëtarja shqiptare e futbollit të femrave, ka pësuar sot humbjen e radhës, duke u mposhtur në Skoci me shifrat 3-0 pas një ndeshje e cila ashtu siç pritej foli për skuadrën vendase.

Shqipëria shkonte në këtë sfidë me disa mungesa, pasi disa futbolliste nuk kishin udhëtuar drejt vendit tonë për grumbullimin e si pasojë e COVID-19 dhe rregullave për karantinën, ndërsa penzlizues ishte edhe fakti se si pasojë e bojkotit, kampionati nuk ka filluar ende në vendin tonë, ku luan pjesa më e madhe e ekipit kombëtar.

Skocia dominoi në lojën e saj, por gjeti rrugën e rrjetës vetëm në minute e 37 të duelit, me anë të Korsi, duke mos arritur që të gjente shumë hapësira në prapvijën e vajzave kuqezi, ku spikati loja e Bajraktarit.

Megjithatë, fundi i ndeshjes si gjithmonë kthehet në problem për përfaqësuesen shqiptare. Ajo pësoi gol në minutën e 76, e më pas edhe në të parën shtesë të takimit, pas një penalltie, duke bërë që sfida të mbyllej me shifrat 3-0 për skuadrën skoceze.

Pas kësaj humbje, Shqipëria vazhdon të mbajë vendin e parafundit në grup me vetëm 3 pikë, ndërsa ka një golavarazh 3-20 në 6 takime të luajtura. /vipsport/