Shqiperia e Armir Grimes me ne fund gjen fitoren e pare ne ndeshjet eliminatore te Kampionatit Europes. Pasditen e sotme ajo ka fituar me rezultatin 2-0 ne Qipro ndaj skuadres vendase.

Vajzat kuqezi e mbyllën pjesën e parë në avantazh 0-1, falë golit të realizuar nga goleadorja e Vllaznisë, Megi Doçi, e cila u tregua e saktë nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 32-të.

Nderkohe ne pjesen e dyte ka qene Bajramaj qe ne minuten e 65-te ka arritur te shenoje golin e dyte qe vulosi dhe fitoren e kombetares shqiptare.

Kujtojmë që Shqipëria bën pjesë në Grupin E, së bashku me Finlandën, Skocinë, Portugalinë dhe Qipron. Në 5 ndeshjet e zhvilluara, vajzat kuqezi nuk kanë siguruar asnjë fitore dhe sot me ne fund siguruan triumfin e parë.