Shqipëria ka fituar sot ndeshjen e fundit miqësore përgatitore para Euro 2024, atë ndaj Azerbajxhanit me shifrat 3-1.Trajneri Silvinjo e kishte interpretuar këtë ndeshje si një provë për duelin ndaj Italisë, duke orientuar ekipin që të fokusohet te kundërsulmet për të gjetur të papërgatitur mbrojtjen kundërshtare. Kjo bëri që Shqipëria të dorëzonte mbajtjen e topit, ashtu siç pritet të ndodhë edhe ndaj Italisë dhe rastet ishin me pikatore.
Goli parë i Bajramit erdhi me gjuajtjen e parë drejt portës, me një tjetër tentativë nga distanca, që e bëri më të thjeshtë lojën e kuqezinjve në vijim. Më pas, rastet më të mira ishin për kundërshtarë, por pa rrezikuar shumë seriozisht portën e Strakoshës.
E njëjta tablo u shfaq edhe në pjesën e dytë, pavarësisht zëvendësimeve që bënë skuadrat. Kur Azerbajxhani shtoi rastet para portës, kundërzbritjet e shpejta sollën golat e Manajt dhe Laçit në fund, teksa edhe miqtë shënuan një gol nderi për të mbyllur këtë sfidë me suksesin 3-1 të kuqezinjve.
SHQIPËRI-AZERBAJXHAN 3-1
12′ Bajrami, 81′ Manaj, 87′ Laçi / 90′ Gurbanli