Shqipëria vazhdon të “shijojë” të tjera suksese në botën e sportit, ndërsa së fundmi flamurin “kuqezi” e ka nderuar Zelimkhan Abkarov.
Abkarov fitoi një tjetër medalje, këtë herë e ka bërë në Botërorin e Mundjes në Serbi, për peshën 57 kilogram. Mundësi me origjinë çeçene mundi rusin Zavur Uguev, në përballjen që rezultoi shumë e luftuar dhe ia doli të fitonte medaljen e bronzit.
Medalja e arit u fitua nga serbi Stevan Miçiç, i cili mundi në finale japonezin Rei Higiçi. Ne kete menyre mundesi Abkarov nderon Shqiperine me nje tjeter medalje dhe padyshim qe ky eshte nje sukses shume i madh per te.
Karriera e tij po vijon me ritme shume te kenaqshme dhe me siguri qe medaljet nuk do te mungojne as ne kompeticionet e ardhshme europiane dhe boterore.