Shqëipëria do të zhvillojë një miqësore me Gjibraltarin më 11 nëntor të këtij viti.
Federatat e dy vendeve kanë arritur marrëveshjen mes tyre dhe ndeshja do të zhvillohet në “Elbasan Arena” duke filluar nga ora 19:00.
Kjo do të jetë hera e parë që Shqipëria ndeshet me Gjibraltarin, si edhe miqësorja e dytë për kuqezinjtë në program.
Kombëtarja shqiptare do të luajë edhe një miqësore ndaj Armenisë më 7 tetor 2020, ndeshje që do të zhvillohet në transfertë.
Pas takimit me Gjibraltarin në muajin nëntor përfaqësuesja kuqezi do të zhvillojë edhe dy ndeshje zyrtare të vlefshme për Ligën e Kombeve, ndaj Kazakistanit më 15 nëntor dhe ndaj Bjellorusisë më 18 nëntor, që të dyja në shtëpi.