Pavarësisht humbjes së pësuar ndaj Turqisë, në Shqipëri duket se ka një opinion shumë pozitiv sa i takon paraqitjes së ekipit tonë kombëtar në këtë takim.
Zhgënjimi ka ardhur vetëm nga ai gol i pësuar në fund kur nuk pritej dhe po ashtu edhe nga rastet e humbura të Manajt dhe ndoshta rezultati mund të kishte qenë ndryshe.
Megjithatë sfida e zhvilluar ka qenë shumë e pëlqyeshme për kuqezinjtë tanë dhe këtë ka deklaruar me një status të publikuar në profilin e tij në rrjetin social facebook kur ai shkruan:
“Komplimente kombëtares tonë, komplimente trajnerit Reja. Futbolli është i pabesë, nuk e meritonim”.
Në të njëjtën linjë me Martinin janë edhe shumë specialistë të tjerë dhe mendimi i shumëkujt është se kombëtarja nën drejtimin e Edi Reja po bën mirë.