Futbollisti i Hajdukut të Splitit, Ardian Ismajli po kalon një periudhë shumë të mirë në karrierën e tij, teksa ka tërhequr vëmendjen e Kombëtares Shqiptare.

Sipas mediave kosovare, lojtari i Kosovës U-21 është pëlqyer nga kuqezinjtë, madje edhe është thirrur prej tyre.

Pas këtyre lajmeve, presidenti i Federatës së Kosovë, Fadil Vokrri ka udhëtuar drejt Kroacisë, ku ka takuar vetë lojtarin.

Ismajli ka konfirmuar se ai do të vazhdojë të jetë pjesë e ekipit të Kosovës dhe në të ardhmen.

Kujtojmë që Ismajli është vetëm 21 vjeç dhe luan si mbrojtës në Kroaci./newsport/