Kombëtarja shqiptare i ka nisur me humbje kualifikueset e Botërorit 2026. Kuqezinjtë e Sylvinhos janë mposhtur nga Anglia me rezultatin 2-0 në sfidën e zhvilluar në stadiumin “Wembley”.

Dy golat për “3 Luanët” u shënuan nga Levis-Skelly në mintuën e 20-të dhe Harry Kane në të 77-tën. Loja e Shqipërisë prodhoi shumë raste, teksa kuqezinjtë u zgjuan pas hyrjes në fushë të Armando Brojës.

Sikur të mos mjaftonte kjo humbje, një tjetër lajm i keq për Shqipërinë është dëmtimi i Thomas Strakoshës. Ky i fundit u dëmtua në minutën e 82-të dhe u zëvendësua duke i lënë vendin Elhan Kastratit.

Kujtojmë që ndeshjen e radhës në kualifikueset e Botërorit, kuqezinjtë e luajnë më 24 mars përballë Andorrës në “Arenën Kombëtare”, në Tiranë.

Angli 2 – 0 Shqipëri

(Lewis-Skelly 19′, Kane 78′)