Shqipëria vazhdon të “mbledhë” talentët kosovar të futbollit, teksa së fundi ka ftuar dhe veshur kuqezi prizrenasin 17-vjeçar, Diellor Beseni.
Bëhet fjalë për njërin nga talentët e spikatur të futbollit kosovar, që vjen nga shkolla e Lirisë.
Ai do të jetë pjesë e Kombëtares Shqiptare U-17, që drejtohet nga Dzemal Mustedanagic.
Beseni ishte grumbulluar edhe në muajin shkurt për disa ditë me kuqezinjtë e kësaj grup-moshe, në zborin dhe grumbullimin e mbajtur në “Tropikal” të Durrësit, ku e ka bindur me cilësitë e tij trajnerin Mustedanagic.
Ai është ftuar sërish, që nga data 12 deri më 25 prill, për të marrë pjesë në një turneun ndërkombëtar, që do të zhvillohet në San Marino, si pjesë e përfaqësueses U-17 të Shqipërisë.
“Jam i lumtur për ftesën. Shpresoj ta justifikoj besimin e dhënë”, – ka thënë i lumtur Diellori për faqen zyrtare të klubit të tij, FC Liria./telesport/