Federata Shqiptare e Futbollit ka përfituar një shumë të majme nga kualifikimi i Shiqpërisë në Euro 2024. UEFA do të derdhë në arkat e saj 9,25 milionë euro, të cilat i takojnë në fakt çdo ekipi pjesëmarrës në Europianin e vitit të ardhshëm.
Një bonus i rëndësishëm, të cilit mund t’i shtohen shifra të tjera të majme në varësi të asaj që do të bëjnë kuqezinjtë në këtë turne. Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s në fakt ka miratuar bonuse për çdo ndeshje praktikisht, deri për finalen e madhe, që mund të bëjë shumë më të lumtur të gjithë ekipet pjesëmarrëse.
Në total janë 331 milionë euro që do u shpërndahen skuadrave, shifra më e lartë që është vendosur ndonjëherë për një aktivitet të tillë dhe ato ndahen si në vijim:
Kuota e pjesëmarrjes: 9,25 milionë euro
Bonus ndeshje: 1 milion euro për fitore, 500000 euro për barazimin
Kualifikim në 16-she: 1,5 milionë euro
Kualifikim në çerekfinale: 2,5 milionë euro
Kualifikim në gjysmëfinale: 4 milionë euro
Finalistja humbëse: 4 milionë euro
Kampionët e Europës 2024: 8 milionë euro.