Anis Mehmeti është një emër për t’u mbajtur shënim. 22-vjeçari shqiptar nuk e ndien aspak ndryshimin e nivelit në Angli, teksa bëhet protagonist që në ndeshjet e tij të para si titullar me Bristol City-n në Championship.

Anis Mehmeti e ka fituar menjëherë fanellën e titullarit te Bristol City. Lojtari shqiptar e ka nisur nga minuta e parë ndaj Sunderland në barazimin 1-1.

Ai është zgjedhur si lojtari i ndeshjes te Bristol City nga ana e tifozëve. Por ashtu si edhe në ndeshjen e parë, Mehmeti është ndalur nga shtylla dhe mbetet në pritje të golit të parë.

Anis Mehmeti bëri hapin e madh këtë merkato, teksa u transferua nga Wycombe në League One te Bristol City në Championship.

Një hap i madh drejt nivelit të dytë për nga rëndësia në Angli. Pas paraqitjeve fantastike me ekipin e mëparshëm, ku shënoi 19 gola e 9 asiste në 97 takime, bindi drejtuesit e Bristol për ta transferuar që në janar talentin 22-vjecar.