Shqipëria e femrave ka nisur grumbullimin në kuadër të dy ndeshjeve kualifikuese të muajit tetor ndaj Portugalisë dhe Finlandës. Ekipi i drejtuar nga ish-sulmuesi Vioresin Sinani është grumbulluar në qytetin e Elbasanit ndërsa nën urdhrat e teknikut shkodran janë vënë 18 lojtare.

Sfida e parë ajo e katër tetorit ndaj Portugalisë, do të luhet në Elbasan Arena. Ndërkaq, katër ditë më pas, vajzat kuqezi do të udhëtojnë në transfertën e Finlandës.

Pikërisht ndaj rivaleve finlandeze Shqipëria është mposhtur në shtëpi me rezultatin 0-3, duke bërë që Shqipëria të qëndrojë në kuotën zero të pikëve. Ndërkohë, në grup janë edhe Skocia e Qipro.

Ne listen e lojtareve të grumbulluara, bie ne sy fakti qe nder 18 vajzat qe do jene pjese e kombetares per keto ndeshje, 6 prej tyre jane pjese e Vllaznise, e pikerisht portierja Ardiola Raxhimi, mbrojteset Sara Maliqi, Arbiona Bajraktari e Luçije Gjini, mesfushorja Esmeralda Franja dhe sulmuesja Megi Doçi.

Nje vendim mese i drejte ky sepse Vllaznia beri paraqitje te shkelqyer ne Champions League dhe per rrjedhoje gjysma e pjestareve te saj, jane nje baze e forte edhe per ekipin kombetar. Ja lista e lojtareve te grumbulluara: