Bashkimi i Arbitrave Shqiptarë të Futbollit (BASHF) zhvilloi sot punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”. Asambleja vijoi me rendin e ditës, ku u morën dy vendime të rëndësishme. Me anë të votimit u miratuan bilanci financiar i vitit 2024 dhe buxheti për vitin 2025.
Pas miratimit të këtyre vendimeve, u mbyllën punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme të BASHF-së. Gjithashtu, u zhvillua edhe një ceremoni me arbitrat që mbajnë stemën e FIFA-s. Nga arbitrimi shqiptar, stemën e FIFA-s e ka marrë edhe asistenti Marjus Qose.
Që do të thotë se në total tashmë janë 18 arbitra me stemën e FIFA-s. Nga to, 3 janë të kolegjiumit të Lezhës. Bëhet fjalë për kryesorët Eldorian Hamiti dhe Eglantina Pjetrushaj si dhe anesori Ridigert Çokaj. Një vlerësim mëse i merituar, por edhe nëse jo, drejtuesit e këtij kolegjiumi kanë meritat e tyre për këtë gjë.
Ku është Shkodra këtu? Edhe për vitin 2025 askund. Ndër 20 arbitrat me stemën e FIFA-s si kryesorë, asistentë, të VAR-it apo futsallës, asnjëri nuk është nga kryeqendra e Veriut.
Po të cilit kolegjum janë 20 arbitrat shqiptarë që mbajë aktualisht sot stemën e FIFA-s? Nga vëzhgimi i “Shkodra Sport” rezulton se kolegjumi i Tiranës ka 8 arbitra me stemën e FIFA-s, më pas janë Elbasani, Durrësi dhe Lezha me nga 3 arbita, e pas tyre Lushnja, Fieri dhe Fushë- Kruja me nga një arbitër me këtë stemë.
Premtimi i kryetarit të këtij kolegjiumi Dritan Salaj në momentin e rizgjedhjes në këtë post në vitin 2022 se brenda 4 viteve të ardhshme edhe Shkodra do ketë stemën e vet, ende nuk realizuar. Megjithatë ka edhe një vit kohë…(www.shkodrasport.com)