Arbnor Muja, futbollisti i Kombëtares i cili luan në Turqi për Samsunspor ka folur për Telegrafin në një intervistë ku ka zbardhur të vërtetën e zgjedhjes së Shqipërisë para Kosovës.

26 vjeçari që u shpall kampion me Antëerpin në Belgjikë ka treguar interesimin e Shqipërisë dhe vendimin për të respektuar Kosovën në radhë të parë si vendi i tij i lidnjes. Mirëpo gjërat nuk shkuan siç duhet dhe Muaj si përfundim përfundoi te fanela kuqezi, të cilën ai e respekton pasi pranon se është shqiptar nga Kosova pa dashur të disrespektoj vendin e tij.

Ky fenomen ka ndodhur edhe me Dakun apo Arbër Hoxhën sipas Arbnorit duke lënë shije të hidhur tek të gjithë lojtarët të cilën ndihen të fyer nga mosrespektimi i Kosovës prej inatit të interesimit të Kombëtares kuqezi.

“Unë shkova te Alain Giresse me atë qëllim që ta di ku jam, por kurrë kurrë nuk i kam thënë që unë duhet të luaj, unë kam ardhur të luaj askush nuk e meriton para meje.

Këto janë 100 përqind të pavërteta, por nëse dalin kështu me këto media, me këto gjëra edhe shpifin diçka që nuk e ke thënë dhe nuk e ke bërë, po kjo të lëndon. Edhe nëse nuk më kishte ftuar Shqipëria hiç, unë nuk kisha qenë i gatshëm të luaj për Kosovën. Shqipëria më ka kontaktuar edhe para Kosovës.

Po unë kur kam biseduar me familjen i kam thënë Shqipërisë që shiko, unë jam prej Kosovës, jam shqiptar nga Kosova, jam rritur këtu, babë e babgjysh kanë jetuar këtu, dua t’i jap respekt shtetit tim. Çdo gjë e kam kaluar këtu.

Dua t’i jap respektin shtetit tim. Por pastaj më është kthyer me të keq, kjo gjë. Shumë më vinte inati se i kam thënë thuajse “jo” Shqipërisë për të respektuar vendin tim dhe pastaj më ëshë kthyer si më të keq po prapë nuk dua të fajësoj askënd.

Është edhe Hoxha, edhe Daku, kjo gjë vazhdon të ndodh me shumë futbollistë se nuk po dua t’i përmend të gjithë. Nuk kam qenë i vendosur deri në qershor kur u bëra kampion me Antwerpin.

Pastaj Kosova nuk më ka ftuar fare”, u shpreh Muja.