Nëse rikthehesh pak në kohë, gjatë periudhës së botërorit, federata e Brazilit publikonte formacionin zyrtar thuajse 24 orë përpara. Në fund të fundit, ndeshje botërori po luante….
Mirëpo, te Shqipëria, askush nuk ka sigurinë të të bëjë me dije 11-shen që do të zbresë në fushë për ndeshjen, në rast se nuk është shkruar protokolli zyrtar.
Duke qenë se Panuçi deklaroi në konferencë që do të ketë ndryshime, risia e madhe është Emanuele Ndoji.
Mesfushori pritet që të zërë vendin e Hykës në të majtë të mesfushës. Strakosha në portë e ka blinduar katërkëndëshin, ndërkohë që edhe katërshja e prapavijës duket se ka një vend në formacion.
Përpara tyre. Do të ketë një tjetër ndryshim. Sabien Lilaj do të formojë “digën” bashkë me Taulant Xhakën.
Mumushaj pritet që të bëjë edhe rolin e anesorit, por edhe të mesfushorit në mbështetje të sulmit. Në të djathtë, Gavazaj pritet që të jetë sërish në fushë. Në sulm, sërish një shkodran, por pritet që nga minuta e parë të startojë Balaj.
Shiriti? Kujtoni rregullin e Panuçit. Në fushë, shiriti i takon atij që ka më shumë ndeshje. Në bazë të përllogaritjeve, është shkodrani Elseid Hysaj lojtari që e plotëson këtë kusht dhe që pritet të zbresë në fushë me fashën në krah.