Si të mos mjaftonte mungesa e Berat Gjimshitit në ndeshjen e Kombëtares me Poloninë, tjetër hall mund t’i shtohet trajnerit Sylvinho. Bëhet fjalë sërish për repartin e mbrojtjes. Ardian Ismajli ka lënë sot fushën e lojës i dëmtuar.
Mbrojtësi i Empolit hyri në fushë si zëvendësues në minutën e 59, por vetëm 20 minuta më vonë u detyrua të largohen nga loja. Ismajli ndjeu një tërheqje në aduktorin e tij, çka ia bëri të pamundur vazhdimin e lojës.
Qendërmbrojtësi kuqezi ka dalë në cep të fushës duke marrë ndihmën e mjekëve, ndërsa shihej teksa i shpjegonte se kishte një problem në anën e brendshme të kofshës.
Mbetet për t’u parë se cila do të jetë përgjigja e testeve mjekësore, teksa gjasat janë të mëdha që pas Gjimshitit, Shqipëria të humbasë një tjetër kolonë të mbrojtje
Tashmë priten ekzaminimet e detajuara për të parë nëse dëmtimi ka qenë i lehtë apo Ismajli do t’i mungojë kuqezinjve pas 10 ditësh në Varshavë.