www.shkodrasport.com
Shqipëria merr pjesë në Ballkaniadë, por… me gjysëm ekipi
U duk se u anullua përfundimisht pjesmarrja e ekipit kombëtar shqiptar në Kampionatin Ballkanik të Sallave të mbyllura që do zhvillohet pas dy ditësh në Stamboll të Turqisë, por mbrëmjen e së mërkurës është gjendur një zgjidhje nga drejtuesit e Federatës sonë. Nëse udhëtimi ka qenë i planifikuar me autobuz me ekip të plotë por ai u anullua për shkak të kushteve jo të mira atmosferike, tashmë është vendosur që drejt Turqisë të udhëtojë gjysma e ekipit me avion. Nga shkurtimi i delegacionit, e kanë pësuar edhe dy atletët e Vllaznisë Durjon Idrizaj dhe Elvedin Meti ndërkohë që do ikë vetëm Elsid Dizdari. Po ashtu është shkurtuar edhe numri i trajnerëve dhe i shoqëruesve teksa nuk do jetë me kombëtaren tonë as lideri i saj Arben Mlloja. Këto sigurisht që hyjnë në paradokset shqiptare sepse askund tjetër në Botë nuk ndodh kështu. Sigurisht që ky shkurtim i delegacionit, ka shkaktuar edhe pakënaqësi tek sportistët që nuk do shkojnë në Stamboll. Megjithatë, të shpresojmë se e njëjta gjë të mos i ndodhë edhe sportistëve që do marrin pjesë në Krosin Ballkanik që do zhvillohet po në Turqi dhe ku shumica e pjestarëve të kombëtares sonë, janë atletë të Vllaznisë.