Pa Panuçin në pankinë, megjithatë Shqipëria ia doli të fitojë në transfertë ndaj Andorrës. Golat e sulmuesve Sadiku e Balaj dhe mesfushorit Abrashi, i kanë dhënë fitoren 3-0 kuqezinjve tanë të cilët arrijnë të kalojnë momentin e vështirë në të cilin ndodheshin.

Shqipëria ka rrezikuar që në fillim të ndeshjes me Murto Uzunin, që goditi traversën. Pas tij Grezda ka kërkuar penallti, por gjyqtari nuk e akordoi.

Goli erdhi në minutën e 21-të. Armando Sadiku ka përfituar nga një gabim i mbrojtjes duke e dërguar topin në rrjetë. Goli ka ardhur pas disa rastesh të njëpasnjëshme të Shqipërisë.

Pas tij rast të mirë kishte edhe Taulant Xhaka që i vetëm nga pesë metra nuk e qëllon portën. Pjesa e parë mbyllet me epërsinë e Shqipërisë dhe me raste për të shkuar në 1-0 e më shumë.

Pjesa e dytë në fakt është kontrolluar nga kuqezinjtë por edhe vendasit janë munduar herëpashere të rrezikojnë portën e Berishës, madje duke iu afruar edhe golit të barazimit.

Por në minutën e 87-të gjithçka do merrte fund. Bekim Balaj i futur në lojë në pjesën e dytë, përfiton nga një mosmarrëveshje në mes mbrojtësve të Andorrës dhe ka gjuajtur fort me të djathtën duke e dërguar topin në rrjetë.

Ne minuten e 95-te nderkohe, ekipi yne fitoi nje goditje denimi. Memushaj e gjuan bukur, topi i grushtuar nga portieri, u perplas ne traverse dhe pastaj u kthye ne loje, aty ku Abrashi goditi sakte me koke duke e derguar ne rrjete. Perfundimisht 3-0 per Shqiperine.
© shkodrasport.com